Arrestohen shqiptari në Bolzano dhe shoqëruesja e tij italiane, u kap kokainë me vlerë mbi 5 milionë euro
Një 52-vjeçar shqiptar dhe shoqëruesja e tij 37-vjeçare italiane janë arrestuar ditën e djeshme në Bolzano të Italisë.
Mësohet se në bagazhin e automjetit të dyshes u gjetën nga qeni i policisë 15 çanta të mbyllura me 15 kilogramë kokainë.
Operacioni u krye gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës gjatë një postblloku pranë kabinës së pagesës së autostradës Bolzano Sud.
Nga kontrollet rezultoi se shoferi shqiptar i shoqëruar nga një italiane, sipas noa, ishte me precedentë penalë për drogë
Makina ishte e regjistruar në emër të një personi të tretë, gjithashtu shqiptar me histori narkotike. Lënda narkotike u sekuestrua.
Sipas vlerësimeve të Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës, kokaina, nëse do të hidhej në treg, do të kishte një vlerë mbi 5 milionë euro.