Arrestohen pesë të dyshuar, për grabitjen e ndodhur në Stanoc të Vushtrrisë
Policia ka arrestuar pesë të dyshuar lidhur me grabitjen e ndodhur më 1 qershor, në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.
Atyre iu vendosen prangat nën dyshimin se të maskuar e nën kërcënimin e thikës kanë hyrë në pompën e derivateve ku viktimës i kanë grabitur një shumë të parave.
“Rrjedha e zgjeruar hetimore është zhvilluar në lokacione të ndryshme përfshirë qytete tjera në Republikën e Kosovës, me ç’rast janë realizuar edhe kontrolle në lokacione të ndryshme dhe në shtëpitë e të dyshuarave, ku në cilësi të provave janë sekuestruar prova materiale të nevojshme që ndërlidhen me veprën penale të grabitjes”, thuhet në njoftimin e policisë.