Arrestohen katër turq, dyshohet se falsifikua dokumente të Kosovës
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimn e katër shtetasve të Turqisë.
Ata dyshohen se kanë falsifikuar dokumente të Kosovës.
“FALSIFIKIM I DOKUMENTIT
Aeroporti i Prishtinës 05.02.2025-15:48. Në katër raste të ndara me datën, lokacionin dhe kohën e lartcekur janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë pasi që në kontroll të dokumenteve kanë prezantuar leje qëndrimi që dyshohet të jenë të falsifikuara. Lidhur me rastet dokumentet e dyshuara janë konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” – ka njoftuar PK-ja.