Arrestohen katër persona në veri të Mitrovicës, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit janë:
M.P, 20 vjeç
L.K, 22 vjeç
A.S, 23 vjeç
B.D, 29 vjeç
Arrestimi i tyre është bërë pas një pune intensive hetimore nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri.
Të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për përfshirje në një përleshje të ndodhur më 17 mars 2025, në një kafiteri në rrugën “Xhon Kenedi”, Mitrovicë Veri.
Si pasojë e kësaj përleshjeje, janë lënduar dy persona:
M.P, 33 vjeç
Një 27-vjeçare
Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor dhe vazhdojnë të jenë nën përkujdesje mjekësore në Spitalin Rajonal të Mitrovicës Veriore.
Pas intervistimit, prokurori i rastit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve për 48 orë.
“Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj për të luftuar dhunën dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Po ashtu, inkurajon qytetarët të raportojnë raste të ngjashme për të mundësuar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore.”
Arrestohen katër (4) persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”
Mitrovicë Veri , 18 Mars 2025
Me…
Posted by Kosovo Police on Tuesday, March 18, 2025