Arrestohen dy persona në Vërmicë, iu gjetën armë dhe municion

Arrestohen dy persona në Vërmicë, iu gjetën armë dhe municion

Dy persona janë arrestuar pasi gjatë kontollimit të tyre u janë gjetur armë dhe municion në pikën kufitare të Vërmicës, më saktësisht në fshatin Gorozhup.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të dyshuarve u janë gjetur një armë kallashnikov model K9 me një karikator të zbrazët, një pistoletë Sig Sauer me tre karikatorë të zbrazët, këllëfi i pistoletës me nëntë fishekë të kalibrit 9mm, një thikë gjuetie, si dhe një palë dylbi optike Patrol Rifle Optik, raporton Periskopi.

“Si rezultat i punës dhe angazhimeve të njësitit patrullues kufitar – SPMK Vërmicë, me datën 16.03.2025, në fshatin Gorozhup, është ndaluar automjeti BMW X3 me targa (AB), ku pas legjitimimit dhe kontrollimit të dy personave dhe veturës janë gjetur një armë kallashnikov model K9 me një karikator të zbrazët, një pistoletë Sig Sauer me tre karikatorë të zbrazët, këllëfi i pistoletës me nëntë fishekë të kalibrit 9 mm, një thikë gjuetie si dhe një palë dylbi optike Patrol Rifle Optik”, thuhet në njoftim.

Sipas,  Policisë së Kosovës dy të dyshuarit janë shoqëruar në SPMK Vërmicë, ku pas intervistimit ndaj njërit të dyshuar është lëshuar vendimi mbi ndalim kurse i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa armët, municioni dhe pajisjet tjera janë konfiskuar. /Periskopi/

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në: