Arrestohen dy persona në Prizren, iu bastisën shtëpitë- Policia jep detaje
Janë bastisur shtëpitë e dy të dyshuarve për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” e “Armëmbajtje pa leje”, rast që ka ndodhur më 11 shtator.
Atyre u janë sekuestruar një pistoletë me karikator dhe dy fishekë.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM&ARMËMBAJTJE PA LEJE- Rr. Pal Paluca, Prizren 11.09.2024-02:00. Njësia policore pas një pune operative ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj dy të dyshuarit meshkuj kosovar dhe në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpitë e të dyshuarve ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me karikatorë dhe dy fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuari janë dërguar në mbajtje.”