Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar dy të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Policia njofton se bëhet fjalë për arrestimin e të dyshuarve; D.G. 25 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe, L. Rr. 19 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në disa raste të vjedhjeve të ndodhura në zona të ndryshme të kryeqytetit.

“Operacioni është përcjellë edhe me gjetjen e dy motoçikletave si dhe dy trotineteve elektrik, të cilët dyshohet të jenë të vjedhur”, thuhet në njoftim.

“Ndërkohë që janë kryer veprimet policore të fazës fillestare, në konsultim me prokurorin e shtetit  të dyshuarit janë proceduar më tej”, përfundon njoftimi.

Shpërndaje në: