Arrestohen dy burra, dyshohen për dhunim
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “dhunim”.
Njëri nga rastet ka ndodhur në Fushë Kosovë, teksa tjetri në Prishtinë.
“Fushë Kosovë / 18.08.2024 – 20:30. Më 20.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
“Prishtinë / 17-18.08.2024 – 21:00-00:00. Më 20.08.2024 viktima kosovare ka njoftuar se është dhunuar nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në njoftim.