Arrestohen 5 persona në Pejë: Policia njofton se po planifikonin vrasjen e 2 të tjerëve

Arrestohen 5 persona në Pejë: Policia njofton se po planifikonin vrasjen e 2 të tjerëve

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona, të cilët dyshohet se kishin planifikuar veprën penale “Vrasje” dhe “shkaktim i rrezikun të përgjithshëm” ndaj dy viktimave në Pejë.

Policia përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Po ashtu, gjatë operacionit të policisë, janë gjetur granata dore, pushkë, revole dhe municion i kalibrave të ndryshëm.

“Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e pesë persona të dyshuar: D.R., R.B., SH.K., F.Q., dhe D.M. të cilët me vendim të prokurorit nga PSRK janë ndaluar për 48 orë.

Gjatë zhvillimit të operacionit policor është zbatuar urdhër-kontrolli që është kryer në gjashtë lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë të cilat do të përdoreshin për kryerjen e veprave penale si: granata dore, pushkë, revole dhe municion i kalibrave të ndryshëm. Përveç kësaj janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e lendes narkotike, telefona celular si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve” – thuhet në komunikatë për media.

Arrestohen pesë persona të dyshuar në rajonin e Pejës

Prishtinë, 22 shkurt 2025

Hetuesit policorë nga Drejtoria për…

Posted by Sistemi Prokurorial on Saturday, February 22, 2025

Shpërndaje në: