Arrestohen 19 persona në Prizren, dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz i paligjshëm, shkruan Periskopi.
Në njoftimin e Policisë thuhet se të dyshurit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. 2 Korriku, Prizren 22.11.2024 – 00:15.Raportohet se janë arrestuar 19 persona si të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë hasur brenda në një, ku dyshohet se janë zhvilluar lojëra të fatit dhe bixhoz i pa ligjshëm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim