Arrestohen 11 persona në Vlorë për shitje të narkotikëve
Policia e Vlorës ka arrestuar 11 persona për shitje të narkotikëve, një grup ky që dyshohet se ushtronte këtë veprimtari, kryesisht në Sarandë dhe Delvinë.
Ndërkaq, policia ka bërë të ditur gjithashtu se në lidhje me këtë rast, është shpallur në kërkim edhe një 49-vjeçar nga Delvina.
Nga ky operacion u arrestuan:
- Mili Kadri Hamzaj, 35 vjeç, lindur dhe banues në Delvinë.
- Evinio Kadri Hamzaj, 26 vjeç, lindur dhe banues në Delvinë.
- Eduart Vilson Taka, 30 vjeç, lindur dhe banues në Delvinë.
- Mina Mitro Dedi, 42 vjeç, lindur në Gjirokaster dhe banues në Sarandë.
- Fatjon Bujar Abazi,35 vjeç, lindur dhe banues në Delvinë.
- Osmën Bujar Abazi, 29 vjeç, lindur dhe banes në Delvinë.
- Juxhin Nasir Isufi, 32 vjeç, lindur dhe banes në Delvinë.
- Drago Jorgo Qëndro, 35 vjeç, lindur dhe banes në Delvinë.
- Xhuljan Fatmir Meçani, 27 vjeç, lindur dhe banes në Delvinë.
- 10.Stelio Fatmir Meçani, 21 vjeç, lindur dhe banes në Delvinë.
- Enver Vehbi Haxhi, 68 vjeç, lindur dhe banes ne Sarandë.
“Në vijim të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, Algert Ramo Caushi banues ne Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan doza lënde narkotike kokainë, radio si ato të Policisë dhe shkopinj metalikë”.
“Gjatë operacionit janë sekuestruar në total: 120 doza kokaine, doza kanabisi, 18 aparate celularë, 1 tablet, 4 automjete, 2 motomjete, 2 radio si ato të Policisë, 2 shkopinj metalikë, 2 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 40 000 euro, 2 980 dollarë, 260 paund dhe 1 940 000 lekë ndërsa mterialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”./Euronews.al.