Arrestimi i Erion Veliajt, masa sigurie për gruan dhe 5 persona të tjerë (Emrat)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar këtë të hënë.
Ndaj Veliajt Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka miratuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Gjithashtu GJKKO ka dhënë masë sigurie edhe për 6 persona të tjerë përfshirë edhe për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxajn.
Masat e sigurisë:
Erion Veliaj – Arrest me burg
Ajola Xoxa – Arrest shtëpie
Gentian Sula – Detyrim paraqitje
Meriman Palushi – Detyrim paraqitje
Fatmir Bektashi – Detyrim paraqitje
Sokol Kryeziu – Detyrim paraqitje
Shkëlqim Fusha – Detyrim paraqitje