Arrestimet në klubin e Barcelonës: Zbulohet arsyeja – A është edhe Messi i përfshirë?
Pse po ndodhin arrestimet te Barcelona? – është pyetja e shumë njerëzve në këto momente drithëruese për futbollin evropian.
Policia ka hyrë në stadiumin e Barcelonës në mëngjesin e sotëm për të bastisur zyrat e këtij klubi të madh spanjoll, me raportimet që thonë se edhe ish presidenti Josep Maria Bartomeu është mes të arrestuarve.
Mediat spanjolle kanë thënë që operacioni lidhet me atë që njihet gjerësisht si “Barça-gate”, në të cilin skandal u akuzuan zyrtarët e klubit se kishin bërë fushatë të njollosjes ndaj disa ish lojtarëve dhe lojtarëve aktualë të klubit që kishin qenë kritikë ndaj autoriteteve drejtuese dhe ish presidentit Bartomeu.
Ky i fundit pretendohet se kishte punësuar një kompani mediale që në mënyrë publike t’i diskreditonte këta lojtarë, shkruan The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.
Nuk dihet nëse mes tyre bën pjesë edhe legjenda e klubit, Lionel Messi.
Bartomeu, shefi aktual ekzekutiv Oscar Grau, dhe kreu i shërbimeve legale të Barcelonës, Roman Gomez Ponti, ishin mes të arrestuarve për “administrim jofer, korrupsion mes individëve dhe shpëlarje parash,” sipas stacionit radiofonik Cadena SER.
Policia katalunase më vonë konfirmoi që i kishte bërë disa arrestime, por pa konfirmuar numrin e tyre apo identitetin e të arrestuarve.
Bartomeu me bordin e drejtorëve kishte dhënë dorëheqje vitin e kaluar pas përplasjeve që kishte pasur me Lionel Messin.