Arrestime për kurdisje të ndeshjeve në basketboll – FBK vjen me një njoftim të rëndësishëm
Federata e Basketbollit e Kosovës ka reaguar në lidhje me dy të arrestuarit e mëngjesit të sotëm në kuadër të operacioneti Krimet Ekonomike që dyshohet se një trajner dhe një gjytar kanë kurdisur ndeshjet në basketbollin kosovar.
FBK shprehet e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë për ta zbardh sa më parë rastin, shrkuan Periskopi.
Tashmë në media kanë qarkulluar edhe emrat e dy personave të arrestuar nën dyshimin për kurdisje, bëhet fjalë për referin e basketbollit, Daut Mehmeti dhe trajnerin Arbnor Rifati.
Më poshtë postimi i plotë nga FBK:
“Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton të gjithë opinionin sportdashës se, është duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet dhe organet e rendit lidhur me arrestimet e fundit, të raportuara në media.
Ne e kemi raportuar menjëherë pranë Këshillit për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive të themeluar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit rastin sapo na është bërë i ditur, kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për të bashkëpunuar me organet e rendit që nga viti i kaluar si dhe i kemi marrë masat e duhura për të iniciuar dhe zhvilluar procedurat e brendshme disiplinore ndaj personave të apostrofuar, gjithë kohën në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me FIBA.
FBK mirëpret vendimet e organeve të rendit dhe shpresojmë në zgjidhje të shpejtë të rastit dhe sjelljen para drejtësisë së të gjithë personave të përfshirë në fenomene negative në sportin tonë.
Siç e ka dëshmuar në çdo instancë, Federata e Basketbollit e Kosovës do të luftojë me ngulm dhe vendosmëri çdo dukuri negative në sportin tonë, duke u angazhuar si përherë në garantimin e integritetit të garave tona.
Në frymë të kësaj, FBK është institucioni i parë sportiv në vend që ka të angazhuar edhe Personin për Integritet, me mandat për të luftuar këto dukuri dhe të gjitha aspektet negative në basketbollin tonë, si dhe ka zhvilluar disa kampanja kundër dukurive negative në basketboll.
Ne zotohemi për lojë të ndershme dhe do të luftojmë këto dukuri deri në fund!
Arben Fetahu
Kryetar
Federata e Basketbollit të Kosovës”.