Arratisja e Sekiraqës, flet avokatja: Policia nuk e ka gjetë në shtëpi

Arratisja e Sekiraqës, flet avokatja: Policia nuk e ka gjetë në shtëpi

Kosovare Kelmendi, avokate e Enver Sekiraqës, ka thënë se nuk ka dijeni për vendndodhjen e klientit të saj.

Megjithatë, Kelmendi ka thënë se, ndonëse nuk kontestohet se policia nuk e ka gjetë Sekiraqën në shtepinë e tij, nuk mund ta konfirmojë nëse klienti i saj është në arrati.

“Unë nuk mund të konfirmoj, kjo quhet arrati por nuk mund të konfirmoj se është arrati sepse nuk kam informacione, pikë jo kontektuese është se policia nuk e ka gjetë në shtëpi, këtë e di e pashë edhe prej portaleve por që është në arrati këtë nuk e di. Nuk kam asnjë informacion”, ka deklaruar Kelmendi për KALLXO.com.

Shpërndaje në: