Arrat ndihmojnë në ruajtjen e kujtesës
![Arrat ndihmojnë në ruajtjen e kujtesës](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2021/10/arrat-1-750x500-1-600x360-1.jpg)
Shkencëtarët thonë se konsumimi i përditshëm i arrës ndihmon në parandalimin e sëmundjes së humbjes së kujtesës.
Në një studim të realizuar nga studiuesit e Institutit të New Yorkut theksohet se kur nuk konsumohet arra kemi humbje të dukshme në kontrollin e ndjenjave, të kujtesës dhe të mësuarit.
Sipas rezultateve, vitamina E dhe flavonoidet që gjenden tek arra ndihmojnë në shkatërrimin e radikaleve të lira të dëmshme të cilat shkaktojnë sëmundjen e sklerozës.