Arrat ndihmojnë kundër kancerit të zorrëve

Pacientët me kancer të zorrëve mund të shtojën gjasat për mbijetesë duke konsumuar arra, thotë një studim i ri.
Konsumimi i arrave çdo javë shton gjasat për t’iu shmangur sëmundjes për 57 për qind, në krahasim me ata që nuk i konsumojnë, transmeton KosovaPress.
Ekspertët pranë Qendrës Yale Cancer thonë se po ashtu konsumimi i bajameve, lajthive luajnë rol pozitiv në këtë aspekt.
Temidayo Fadelu sugjeron se konsumimi i arrave ndihmon në mposhtjen e kancerit duke i bërë pacientët më pak rezistent ndaj insulinës – gjë që çon në më pak sheqer në gjak.
Më shumë se 40.000 njerëz diagnostifikohen me kancer në zorrë çdo vit në Britani të Madhe.