Aromat e rënda edhe të parfumeve – nëse nuk i duroni kjo mund të jetë arsyeja

Aromat e rënda edhe të parfumeve – nëse nuk i duroni kjo mund të jetë arsyeja

Për ju, aromat e forta mund të jenë të tmerrshme dhe madje t’ju japin të përziera

Kjo ndjeshmëri e lartë ndaj aromave njihet si hiperosmi. Mund të ndodhë vazhdimisht ose gjatë periudhave të caktuara kohore.

Ka shumë arsye pse mund t’ju ndodhë kjo gjendje. Disa përfshijnë gjenetikën, ndryshimet hormonale dhe migrenën.

Nëse keni hiperosmi, mund të ndikohet edhe shija juaj. Shija dhe aroma janë të lidhura nga sistemi i nuhatjes. Rritja e ndjenjës së nuhatjes mund t’i bëjë shijet më intensive, shkruan WebMB.

Zona e nuhatjes, e vendosur në hundë, është vendi ku aroma udhëton përpara se të kalojë në fyt. Kjo është arsyeja pse era dhe shija juaj preken të dyja. Kur ndjeni aroma të forta që krijojnë një shije në fyt, mund të filloni të ndieni të përziera.

Hiperosmia është një gjendje e rrallë që mund të jetë e vështirë për t’u diagnostikuar. Shumica e rasteve mbështeten në raportimin e asaj që po përjetoni.

Shkaqet e zakonshme të hiperosmisë përfshijnë shtatzëninë, migrenën, kushtet neurologjike dhe sëmundjet autoimune, citon Anabel.

Hiperosmia nuk konsiderohet si sëmundje, por nëse bëhet shqetësuese duhet të kontaktoni me një specialist të veshit, hundës dhe fytit për të përcaktuar llojin e duhur të trajtimit.

Shpërndaje në: