Aro Muriq nuk stërvitet me Kosovën – Giresse tregon gjendjen e tij
Nesër Kosova do të takohet me Qirpon në stadiumin ‘Fadil Vokrri”, duel ky në kuadër të ndeshjes së fundit të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Kosova synon fitoren për të ruajtur pozitën e dytë në grup, në të cilën momentalisht renditet me 6 pikë – vetëm një më shumë se Irlanda e Veriut dhe Qipro, shkruan Periskopi.
Para kësaj ndeshje të madhe ka folur edhe trajneri i Kosovës, Alain Giresse ku tha se gjendja në skuadër nuk është e mirë pasi portieri Aro Muriqi është lenduar ndaj Irlandës.
“E kemi Aro Muriqin i cili është lënduar dhe ne ende nuk dijmë gjendjen e tij”, tha tekniku i Kosovës.
Kujtojmë se ndeshaj e nesërme zhvillohet me fillim nga ora 20:45.