Aro Muric vjen me një postim pas ndeshjes me Kosovën
Aro Muriç ishte pjesë e ekipit kombëtar të Kosovës, në barazimin e mbrëmshëm ndaj Zvicrës me rezultat 1:1.
Portieri shqiptar nga Mali i Zi mbrojti gjatë tërë ndeshjes, e cila u zhvillua në Zurich.
23 vjeçari për fat të keq ishte protagonist në aspektin negativ pasi bëri gabim trashanik në golin e barazimit të zviceranëve, ndërsa në përgjithësi pati paraqitje pozitive me disa pritje të bëra.
E sot, portieri i huazuar në ekipin turk, Adana Demirspor e ka bërë një postim duke ushtruar me “Dardanët”, ndërsa e vendosi edhe flamurin shtetëror të Kosovës në postim.
Përkundër gabimit të mbrëmshëm, Aro mbetet pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës.