Aro Muric: Shkuam atje për ushqim dhe jo për aheng, po mundohen të mbulojnë keqmenaxhimin e tyre me këtë situatë

Aro Muric: Shkuam atje për ushqim dhe jo për aheng, po mundohen të mbulojnë keqmenaxhimin e tyre me këtë situatë

Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija u përjashtuan sot nga grumbullimi me kombëtaren e Kosovës nga FFK dhe Franco Foda.

Sot gjatë ditës FFK doli me një deklaratë në të cilën shpjegohej se Edon Zhegrova, Aro Muric dhe Muslija kanë thyer rregullat e grumbullimit dhe për këtë arsye janë përjashtuar nga grumbullimi dhe ndeshja e radhës ndaj Qipros, shkruan GazetaBlic Sport.

Menjëherë pas kësaj në media qarkulluan foto shihej një lojtar i Kosovës i shoqëruar nga një vajzë.

Për këtë ka reaguar lojtari Arijanet Muric.

Në emisionin “Sports Show” u shfaq reagimi ekskluziv i tij.

“Mendoj se është vendim egoist i FFK, vijmë këtu të luajmë për shtetin. Ne e kemi një ekip të sigurisë që na ndjek 24/7, por janë ata që i publikojnë këto, për të mbuluar keqmenaxhimin e tyre. Nuk duhet ta kemi ne vëmendjen për jetën tonë private, ata po krijojnë probleme si mund të jemi të suksesshëm kur të gjithë mundohen ta fajsojnë njëri tjetrin. Ne shkuam atje për ushqim dhe jo për aheng”, ka reaguar Arijanet Muric.

Shpërndaje në: