Aro Muric sërish më i miri, vlerësohet me notë të lartë edhe ndaj Man Utd-n
Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 ndaj Burnleyt në kuadër të javës së 35-të në Premierligë.
E më i miri ishte edhe njëherë tjetër portieri Aro Muric që u tregua fantastik.
Portieri kosovar u vlerësua me notën më të lartë, 8.5 nga Flashscore.
Antony kaloi “Djajtë e Kuq” në epërsi në mintuën e 79-të, megjithatë Amdouni barazoi në të 87-tën.
Me këtë barazim, Man Utd mbetet në vendin e gjashtë me 54 pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër, Burnley i Muric është në vendin e parafundit me 24 pikë, dy larg vendit që shpëton nga rënia.