Aro Muric nuk pritet ta nisë ndeshjen ndaj Burkina Fasos nga minuta e parë
Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Burkina Fason në ndeshjen e parë të vitit 2022.
Njëherit kjo do të jetë edhe ndeshja e parë në drejtimin e Kosovës për trajnerin francez Alain Giresse.
Por duke marrë parasysh se janë dy ndeshje miqësore në këtë muaj trajneri Giresse do t’i provojë të gjithë futbollistët e grumbulluar për këto dy takime.
Arijanet Muric është portieri më në formë i Kosovës, por ai nuk pritet ta nisë ndeshjen ndaj Burkina Fasos nga minuta e parë.
Telegrafi merr vesh që trajneri Alain Giresse i ka bërë të qartë Aros se ai do të luaj ndaj Zvicrës nga minuta e parë dhe jo sot.
Gjithsesi dy portierët e tjerë të grumbulluar janë portieri Samir Ujkani që luan me Empolin në Serie A, derisa tjetri është Visar Bekaj që aktivizohet me Tiranën në kampionatin shqiptar.
Ujkani është kapiteni i parë i Kosovës dhe sipas të gjitha gjasave ai do të startojë nga minuta e parë ndaj Burkina Fasos.
Ndërkohë Bekaj pret të ketë minuta pasi vet Giresse ka deklaruar në konferencë për shtyp se dëshiron t’i shoh të gjithë futbollistët e grumbulluar duke luajtur.
Kosova dhe Burkina Faso takohen me fillim nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.