Aro Muric i la bakshish 10 mijë euro kamarjeres midis Mynihut: “Ai ishte i këndshëm”

Aro Muric i la bakshish 10 mijë euro kamarjeres midis Mynihut: “Ai ishte i këndshëm”

Portieri i Kombëtaes së Kosovës, Aro Muric ka pasur një natë të nxehtë në një prej lokaleve në Mynih të Gjermanisë.

Muric po festonte inkuadrimin në Premier League me skuadrën e Burnleyt dhe harxhoi më shumë se 32 mijë funta.

Studentja 25-vjeçare, Chantal ndau historinë e saj për mediat gjermane (BILD) dhe tregoi se portieri kosovar, Aro Muric i dha asaj një bakshish prej 10 mijë eurove.

“Unë ftova gjithë shtëpinë dhe ndava fitimet me kolegët e mia. Ai ishte shumë i këndshëm”, u shpreh studentja

Aro Muric gjatë këtij sezoni me Burnleyn zhvilloi 38 ndeshje, pranoi vetëm 29 gola dhe mbajti portën e pa-prekut në 17 ndeshje.

Shpërndaje në: