Aro Muric bëri dy pritje brilante, merr vlerësim impresiv pas ndeshjes

Aro Muric bëri dy pritje brilante, merr vlerësim impresiv pas ndeshjes

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric është rikthyer në zgjedhjen e parë te skuadra Adana Demispor.

Pas gjashtë ndeshjeve si rezervist, ai luajti nga minuta e parë në Kupën e Turqisë në mesjavë, transmeton Periskopi.

“Gardiani” shqiptar e ka fituar besimin e trajnerit Vincenzo Montella, i cili e ka hedhur në fushë nga minuta e parë ndaj Istanbul Basaksehirit.

Muric e ka shfrytëzuar këtë mundësi për mrekulli duke bërë disa pritje tejet të mira, duke shpëtuar skuadrën e tij nga një disfatë më e thellë.

22-vjeçari ishte në krye të detyrës duke pritur shtatë gjuajtje të skuadrës vendase dhe duke marrë vlerësimin më të madh nga skuadra i tij.

“SofaScore” e ka vlerësuar reprezentuesin e Kosovës me notën më të madhe nga skuadra e tij 7,8.

Adana Demirspor pësoi humbje në Stamboll me rezultat 2:1.

Muric është i huazuar në klubin turk nga Manchester City.

Shpërndaje në: