Arnold: Ne e kemi kryer punën sonte, le të shkojmë në Paris
Skuadra e Liverpoolit ka arritur të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Villarrealin me rezultatin 2:3. (2:5)
Me Fabinhon, Diaz dhe Manen Liverpooli ndëshkuan edhe në gjysmëfinalen e dytë Villarrealin, duke siguruar biletën për në Paris, shkruan Periskopi.
Pas ndeshjes, Alexander Arnold tha se skuadra e tij nuk mund të kontrollonte ndeshjen në pjesën e parë, por kreu punën në 45 minutat e dytë.
“Ne kurrë nuk i kemi cilësuar si të lehta këto gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. “Duhej të rigrupoheshim pas pjesës së parë – ne e kapëm lojën dhe bëmë atë që duhej të bënim. Ishte e vështirë në pjesën e parë. E prisnim, por nuk mundëm ta kontrollonim”, tha fillimisht Trent Alexander Arnold pas ndeshjes për BT Sports.
“Ne e mbaruam punën dhe tani shkojmë në Paris”, përfundoi ai.