“Armiku” kryesor që ia zvogëlon gjinjtë grave
Nëse ju nevojitet nxitje shtesë që të zvogëloni futjen e kafes në organizëm, do t’jua tregojmë.
Siç konstatojnë shkencëtarët, teprica e kafeinës mund të rregullojë tajitje hormonesh në trupin e femrës, që si pasojë do të ndikojë në madhësinë e gjirit.
Një hulumtim i bërë në Suedi ka zbuluar se femrat të cilat konsumojnë më shumë se tre filxhanë kafe në ditë, për 17 për qind kanë gjokse më të vogla se ato që konsumojnë më pak kafen.
Ndoshta ju tingëllon çmenduri, mirëpo hulumtuesit thonë që teprica e kafeinës mund të ndikojë në hormone, gjë që ndikon në madhësinë e gjokseve.
– Konsumimi i tepërt i kafes mund të ketë ndikim të madh në madhësinë e gjokseve. Megjithatë, femrat të cilat pinë mjaft kafe nuk duhet të frikësohen që gjinjët do t’u zhduken sa çel e mbyll sytë.
Do të zvogëlohen, por nuk do të zhduken – konstaton autorja e hulumtimit Helena Jernstrom, për Telegraphin britanik. /Telegrafi