Armenët malltretojnë Kombëtaren e grave: Mbi një orë pritje për t’u futur në kryeqytetin armen
Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave sot ka udhëtuar në Armeni për të zhvilluar ndeshjen kualifikuese kundër Armenisë për botërorin Austria & Zelanda e Re.
Ekspedita e Kosovës ka hasur në probleme, pasi autoritet e aeroportit nuk e kishin marrë listën e Kombëtares, të cilën FFK-ja ua kishte dërguar para më shumë se dy javësh.
Kjo për faktin se Armenia nuk e ka njohur Kosovën, prandaj kërkohej verifikimi edhe një herë i listës duke u bazuar në dokumentet e udhëtimit (pasaportave).
Ky ishte një maltretim i panevojshëm dhe tepër dëshpërues nga ana e autoriteteve të këtij vendi për ekspeditën e kombëtares tonë.