Armend Xhoxhaj shpallet kampion në WBO Inter-Continental, ‘thyen’ kundërshtarin që nuk dinte për humbje
Meçi më i rëndësishëm në Elbauenpark me 1800 spektatorë për titullin WBO Inter-Continental, ishte ajo mes Roman Fress (15-0, 9KO) dhe shqiptarit nga Nürnbergu, Armend Xhoxhaj (13-2, 7 KO).
Xhoxhaj arriti të fitojë meçin me një vendim kontestues të jurisë, edhepse ishte dominues gjatë gjithë kohës, përveç raundit të gjashtë ku pësoi një goditje të fortë.
Rezultati përfundimtar ishte 92-98, 94-96 dhe 96-94 (vendim i ndarë) për shqiptarin, që tashmë gëzon titullin kampion për WBO-Inter-Continental.
Titull plotësisht i merituar, duke i sjellë edhe humbjen e parë në karrierë Roman Fress.