Armend Thaqi: E morën lehtë ndeshjen, iu treguam që këtu është kampioni

Armend Thaqi: E morën lehtë ndeshjen, iu treguam që këtu është kampioni

Skuadra e Ballkanit ka triumfuar ndaj Prishtinës në kryendeshjen e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani ka mposhtur Pishtinën me rezultatin minimal 0:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Pas ndeshjes, Armend Thaqi theksoi se kampionët zhvilluan një ndeshje të mirë, teksa ndeshjen e komentoi si derbi të vërtetë.

“I ka plotësu të gjitha kriteret e derbit, një fitore me mërite e jona. Na kanë marrë shumë lehtë, por iu treguam që këtu është kampioni”, tha fillimisht Armend Thaqi për Sport1.

Shpërndaje në: