Armando Sadiku vjen nga stoli dhe gjen rrugën e golit në Spanjë
Armando Sadiku është rikthyer te goli në La Liga 2 teksa gjeti rrugën e rrjetës me skuadrën e Cartagenës në sfidën ndaj Levante.
Sulmuesi shqiptar realizoi në minutat shtesë të pjesës së parë ndërsa vlen të theksohet se 31-vjeçari erdhi nga stoli teksa u aktivizua në minutën e 22-të teksa në këtë formë, elbasanasi ndëshkon ish-skuadrën e tij duke qenë se me Levanten është aktivizuar në vitet 2018-2020.
Në ndeshjet e fundit, 31-vjeçari është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për Cartagenën duke marrë gjithnjë e më shumë minuta. Tek, Cartagena, Sadiku u transferua këtë verë nga skuadra e Las Palmas.