Armando Broja rikthehet, fillon ushtrimet në fitnes
Armando Broja ka filluar të stërvitet me Chelsean, pas lëndimit të pësuar pak muaj më parë. Broja ka filluar stërvitjet por vetëm në dhomat e fitnesit.
Futbollisti shqiptar u lëndua në gju gjatë miqësores së dhjetorit të kaluar ku Chelseat humbi 1:0 ndaj Aston Villas, e më pas iu nënshtrua operacionit.
Tash, Broja po qëndron në fitnes, aty ku po forcon këmbët e tij dhe po mundohet ta mbajë në formë fizike trupin.
Në fillim u tha se ai e ka humbur sezonin e mbetur me Chelsean, por planifikimi i rikthimit mund të ndodh më shpejt sesa që është menduar.
Working diligently towards a more robust return . #ArmandoBroja pic.twitter.com/ajWK0Ns4in
— BBC DAILY SPORT SHOWS (@BBCSPORTSDAILYS) March 23, 2023
Armando Broja mund të rikthehet ende pa u mbyllur sezoni, por klubi londinez nuk do ta rrezikoj lojtarin dhe do pres deri në ndeshjet para-sezonale gjatë verës së vjen.
Por, nëse vazhdon në këtë formë sulmuesin ‘kuqezi’ mund ta shohim duke u rikthyer në fushë në ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë në rrugë për Euro 2024.
Sylvinho dhe Shqipëria luajnë dy ndeshje gjatë muajit qershor. Në shtëpi presin Moldavinë më 17 qershor, kurse më 20 qershor udhëtojnë në Ishujt Faroe.