Armand Duka nuk e përjashton mundësinë që Ilir Daja të merr drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë

Armand Duka nuk e përjashton mundësinë që Ilir Daja të merr drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë

Edi Reja duket se i ka ditët e numëruara si përzgjedhës i kombëtares së Shqipërisë.

E një emër që po përflitet mjaft shumë, është ai i Ilir Dajës.

Trajneri shqiptar arriti ta dërgonte Ballkanin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës dhe së fundmi e rinovoi kontratën me kampionin e Kosovës.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur rreth trajnerit të ri të kuqezinjve.

“Di Baggios i kemi ofruar dikur postin e drejtorit sportiv në FSHF, ndaj ka dalë emri në skenë, mund të jenë shumë trajnera shqiptar si, Ilir Daja, Mirel Josa apo Alban Bushi ka shumë trajner me eksperiencë, pse të mos jetë një trajner shqiptar?”, u shpreh Duka.

Shpërndaje në: