Arkitekti kroat që projektoi Bibliotekën Kombëtare po qëndron në Kosovë – viziton kompaninë e njohur “Alb-Architect”
Biblioteka Kombëtare e Kosovës Pjetër Bogdani është institucioni më i madh biblotekar i Kosovës, si një qendër e rëndësishme kulturore, kërkimore, shkencore dhe arsimore.
Ajo njihet për historinë e saj unike dhe stilin e veçantë të dizajnit. Por, kush qëndron mbrapa këtij projekti unik?
Andrija Mutnjakovic, me origjinë kroat është arkitekti i cili u përpoq të krijonte një shprehje autentike arkitekturore kombëtare kur projektoi ndërtesën në vitin 1971.
95 vjeç, Mutnjakovic pas një kohe të gjatë ka ardhur sot në Kosovë e ku po qëndron për vizitë në kompaninë e njohur kosovare “Alb-Architect” me CEO, z. Afrim Demiri, i cili ka një përvojë të zellshme në Evropë, Amerikë, Azi e Afrikë.
Arkitetki me renome botërore që po qëndron për vizitë në Kosovë në kompaninë Alb-Architect është njoftuar rreth arkitekturës së kryeqytetit të vendit, Prishtinën.
Ndryshe, Mutnjakoviq, është shpallur Qytetar Nderi i Prishtinës në një ceremoni të mbajtur në pallatin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kroacisë në vitin 2022.
Z. Mutnjakovic do vazhdojë vizitën e tij edhe nesër e ku do sjellim një intervistë ekskluzive me ideatorin e projektit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. /Periskopi/