Arjoni i Përputhën me Miss-in në vaskë, publikohen fotot zhveshur duke i kapur të pasmet
Pas thyerjeve të rregullave të emisionit “Perputhen”, pasi Arjoni kishte publikuar fotografi intime nga shtrati me Anën, tani ai gjendet në vaskë me ish-Missin e Shqipërisë, Serena Sula.
Ende nuk është marrë vendimi final për dyshen, Arjon-Ana nga emisioni “Perputhen” për largimin apo qëndrimin ende të tyre në emision, raporton Express.
Ndërsa, Arjoni kishte postuar edhe një video sqaruese në rrjetin social “Instagram”, duke treguar për dashurinë që kishte ndaj Anës, por siç duket ai është duke kaluar kohët e tij më të mira në pranin e Serenës.
Dyshja, Arjon-Serena, janë të pandarë kohëve të fundit, tregon edhe fotoja e postuar në llogarinë e ish-Missit.