Arjola Demiri: Komshiu vjen 3 herë në ditë në shtëpinë time

Arjola Demiri: Komshiu vjen 3 herë në ditë në shtëpinë time

Arjola Demiri ka folur nga karantina.

Aktorja e “I love Tropoja”, Arjola Demiri ishte në një komunikim live nga shtëpia e saj për emisionin “Rudina”. Arjola tregoi se është vetëkarantinuar me tre fëmijët e saj dhe vëllain. Aktorja tregoi se po mundohen ta kalojnë sa më këndshëm kohën bashkë, por për shkak të zhurmës së fëmijëve, ka probleme me komshien.

“Jam me tre fëmijët e mi dhe vëllain tim të izoluar në shtëpi. Fillimisht me pak ankth se si gjithë shqiptarët besoj që kemi atë ankthin e parë, jo i kam simptomat jo si kam sepse është edhe stina e virozave. Me këtë ankth e kemi kaluar shumë mirë, kemi qenë të gjithë të shëndetshëm edhe kemi filluar ta organizojmë ditën brenda në shtëpi, duke nisur që nga mëngjesi, pastaj na është rrotulluar dita na është bërë natë dhe nata na është bërë ditë. Po mundohemi ta kalojmë sa më këndshëm”, tregoi Arjola.

Rudina Magjistari: Po me tre fëmijët si po e organizon me ta?

Arjola Demiri: Duhet të pyesni komshien time që vjen 3 herë në ditë në shtëpi.

Shpërndaje në: