Arinjtë polar drejt zhdukjes si pasojë e ngrohjes globale (Video)

Arinjtë polar drejt zhdukjes si pasojë e ngrohjes globale (Video)

Jemi mësuar të shohin arinj të bollshëm në arktik, por ato kanë filluar të zhduken si pasojë e ngrohjes globale dhe faktorëve të tjerë që rrezikojnë ekzistencën e tyre.

Ariu polar po humb çdo ditë, sipas studiuesit biolog për jetën e egër nga Studimi Gjeologjikal i Shteteve të Bashkuara, Anthony Pagano.

Të lodhur nga mungesa e ushqimit, ata udhëtojnë rrugë të gjata më shpesh se zakonisht, përshkruhet në studimin e publikuar të enjten në një artikull shkencor, raporton “The New York Times”, transmeton Periskopi.

Por, meqë ngrohja globale e bën akullin e detit më të pakët, arinjtë duhet të kërkojnë më larg ushqimin dhe sa më shumë kërkojnë, aq më shumë yndyrë ato djegin – duke i vënë në rrezik për urinë.

“Shumica prej këtyre arinjve udhëtojnë më shumë se 250 km përgjatë një periudhe 11 ditore, kështu që ata mund të mbulojnë një distancë mjaft të gjatë për një kohë të shkurtër,” tha Pagano.

Arinjtë polarë janë kryesisht krijesa të vetmuara, jashtë sezonit të çiftëzimit, sezoni kur femrat strehojnë këlyshët e tyre – dhe qyteti i Churchill, Manitoba, ku mbahen ata deri në fund të verës ndërsa presin kthimin e akullit dimëror të detit.

Në këtë studim, Pagano dhe kolegët e tij vendosën kamerat video në jakë të pajisura me GPS në nëntë femra larg Alaskës në detin Beaufort. Hulumtuesit morën helikopterë për të gjetur arinjtë, i qetësuan ata për të vënë në qafore, dhe morën mostrat e gjakut. Tetë deri në 11 ditë më vonë ata përsëritën detyrën për të rikuperuar kamerat video dhe për të marrë më shumë matje./Periskopi/

Shpërndaje në: