Arilena Ara prek ëndrrën, përfaqëson Shqipërinë në Eurovision
Arilena Ara do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2020. Kënga e saj me titull “Shaj” rrëmbeu çmimin e parë në Festivalin e 58 të këngës në RTSH.
Ndërkohë me çmimin e dytë u vlerësua Elvana Gjata me këngën, “Të tana” ndërsa çmimi i tretë shkoi për Sara Bajraktari me këngën “Ajër” .Eurosong 2020 do të mbahet në Holandë më 16 maj.