Arifi: VV për të qeverisur duhet të bashkëpunojë me njëren nga partitë e “hajvanave” ose t’i blejë 3-4 hajvana të opozitës

Arifi: VV për të qeverisur duhet të bashkëpunojë me njëren nga partitë e “hajvanave” ose t’i blejë 3-4 hajvana të opozitës

Ish-ambasadori i Kosovës Avni Arifi ka bërë një llogaritje matematikore se çka mund të ndodh tash në rrugën për formimin e Qeverisë së re.

Sipas Arifit, Kurti për t’i bërë 61 deputetë sa i duhen për të Qeverisur duhet të bashkëpunojë me njërën nga partitë opozitare ose siç i quajti Kurti “hajvana” ose “të blejë 3-4 hajvana te opozitës”.

 

Postimi i plotë:

Matematika është shumë e thjeshtë. VV ka +-47 deputetë. Me 10 apo edhe 11 deputetë të partive minoritare arrin në 57 apo 58 deputetë. Nëse dëshiron të qeverisë, duhet të i bëj 61 deputet e për këtë ose duhet të bashkëpunojë me njërën nga partitë e “hajvanave”, ose të blejë 3-4 hajvana te opozitës që pastaj si te hyjne ne VV bohen figura te kombit, ose të bëjë koalicion me Listën Serbe.

Shpërndaje në: