Arifi: Vjosa Osmani tregoi sot se nuk ka dinjetit dhe asnjë pikë njerëzillëku

Arifi: Vjosa Osmani tregoi sot se nuk ka dinjetit dhe asnjë pikë njerëzillëku

Zyrtari i AAK`së Avni Arifi ka komentuar raportimin e presidentes së Kosovës gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës.

Arifi ka thënë se presidentja sot tregoi se nuk ka dinjitet dhe shumë herë më parë ka dëshmuar që nuk ka pikë njerëzillëku.

Sipas tij asnjë person politik në Kosovë, që nga krijimi i pluralizmit politik në vitin 1989, nuk e ka tradhtuar dhe goditur partinë që e ka respektuar, ngritur dhe ndërtuar në politikë, siç e ka tradhtuar Vjosa Osmani Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Por sot, jo si Presidente, por në cilësinë e limonit të shtrydhur nga VV, foli një fjali me të cilën përshkroi politikën e saj dhe të Kurtit në katër vitet e fundit në raport me aleatët e Kosovës. Kanë luajtur bixhoz me aleatët”.

Reagimi i plotë:

Asnjë politikan nuk i ka goditur me thikë pas shpine kolegët e vet, siç i ka goditur Vjosa Osmani kolegët e saj nga LDK. Është rritur dhe ndërtuar mbi Rugovizmin, por personaliteti i saj asgjë, bash asgjë rugoviste nuk ka.
Por sot, jo si Presidente, por në cilësinë e limonit të shtrydhur nga VV, foli një fjali me të cilën përshkroi politikën e saj dhe të Kurtit në katër vitet e fundit në raport me aleatët e Kosovës. Kanë luajtur bixhoz me aleatët. Sot Presidentja konfirmoi se aleatët kanë qenë të duruar me klikën e kumarxhinjve të Kosovës, të cilët mision e kanë dëmtimin e të ardhmes së Kosovës. Urojmë që durimit të tyre të mos i vijë fundi përpara fundit të kësaj elite kumarxhinjsh që e kanë mjegulluar perspektivën euroatlantike të popullit të Kosovës.

Shpërndaje në: