Arifi thotë se Shaip Kamberi e Ardita Sinani kanë bërë marrëveshje sekrete me Listën Serbe
Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arfi ka thënë se partia e Shaip Kamberit ka bërë marrëveshje pas-zgjedhore sekrete me Listën Serbe.
Ai tha sipas informacioneve në Luginë të Preshevës, Shaip Kamberi dhe Ardita Sinani kanë bërë marrëveshje pas zgjedhore me Listën Serbe, për komunat shqiptare Preshevë dhe Bujanoc.
“Partia Shaip Kamberit me marrëveshje paszgjedhore sekrete me Listën Serbe (SPS/SNS) Sipas gjitha informacioneve në Luginë të Preshevës, Shaip Kamberi dhe Ardita Sinani kanë bërë marrëveshje për komunat shqiptare Preshevë dhe Bujanoc, marrëveshje paszgjedhore me Listën Serbe. Kjo ka qëllim dëmtimin e partive shqiptare, konkretisht Alternativën.