Arifi: Sulmet nga kjo Qeveri pa asnjë të arritur, vetëm sa do të shtohen ndaj gazetarëve – VV ka aktivizuar “qakenjtë” për kapjen e RTK-së

Arifi: Sulmet nga kjo Qeveri pa asnjë të arritur, vetëm sa do të shtohen ndaj gazetarëve – VV ka aktivizuar “qakenjtë” për kapjen e RTK-së

Ish-diplomati, Avni Arifi, në një ka folur në ldihje me lajmin e fundit të publikuar nga Radio Televizioni i Kosovës ku atakohen dy media online, Periskopi dhe Nacionale.

Arifi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se kjo që ka ndodhur është një lajm i i keq por edhe lajm i mirë.

Ai tha se ” lajmi i keq se u vërtetua që VV-ja ka aktivizuar “qakenjtë” për kapjen e RTK-së si traditë e partive moniste dhe autoritare në Ballkan e lajmi i mirë është rezistenca publike dhe distancimi i gazetarëve dhe punonjësve tjerë të RTK”.

“Është një lajm i keq dhe një lajm i mirë. Lajmi i keq se u vërtetua që VV ka aktivizuar “qakenjtë” për kapjen e RTK-së si traditë e partive moniste dhe autoritare në Ballkan e lajmi i mirë është rezistenca publike dhe distancimi i gazetarëve dhe punonjësve tjerë të RTK ndaj tendecave për futjen nën kontrol partiak dhe qeveritar” tha Arifi.

Ai tutje tha se gazetarët, duhet ta dinë sulmet nga qeveria që s’ka asnjë të arritur, vetëm sa do të shtohen.

“Gazetarët duhet ta dinë se sulmet nga kjo Qeveri pa asnjë të arritur në asnjë fushë në katër vite qeverisë vetëm sa do të shtohen. Janë në përkim të pashpresë për një medium propagandistik” përfundoi Arifi përgjigjen e tij.

Pas lajmit të publikuar nga mediumi publik, disa gazetarë të RTK-së janë distancuar hapur.

Së fundi ka mbajtu mbledhje edhe Bordi i RTK-së ku kanë deklaruar se do të masa rigoroze konform ligjit.

Shpërndaje në: