Arifi për Kurtin: Në Kroaci flet për shtet të së drejtës, këtu s’i paraqitet Prokurorisë

Arifi për Kurtin: Në Kroaci flet për shtet të së drejtës, këtu s’i paraqitet Prokurorisë

Një kontradiktë të pastër e shtjelloi ish-diplomati, Avni Arifi, referuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ditë më parë foli nga Zagrebi për ndërtim të shtet të së drejtës, ndërsa në vend refuzoi t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale në cilësi dëshmitari.

Kurti nuk u paraqit sot në Prokurori, ndonëse pati ftesë që nga java e kaluar prej Prokurorisë Speciale.

“Ndërsa në Kosovë, pikërisht këtë shtet të së drejtës, partia e tij e kritikon sa herë që organet e drejtësisë hetojnë të korruptuarit e Qeverisë dhe partisë së tij. Për më tepër, ftesës së Prokurorisë për intervistim i përgjigjet me fyerje dhe sillet si një entitet mbi institucionet, duke e parë ligjin si të vlefshëm vetëm kur i shërben interesave të tij politike’, tha Arifi duke tërhequr paralele me atë që tha në Kroaci.

“Ky deklarim në Kroaci më kujtoi ish-Kryeministrin kroat, Sanader. Edhe ai, në kohën e vet, kishte gojën plot vrer kundër korrupsionit, por në fund përfundoi në burg për afera të rënda korruptive”, përfundoi Arifi.

Shpërndaje në: