Arifi për Gërvallën: Mjerim për Kosovën kënd e ka pasur ministre të Jashtme

Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, pati kritika të ashpra në adresë të ministres së Jashtme Donika Gërvalla.
Arifi punën e Gërvallës e vlerësoi jashtëzakonisht të dobët.
“Ka qenë mjerim për Kosovën kënd e ka pasur ministre të Jashtme. Pa nivel, reprezantivitet, pa fokus, arrogante, e hidhëruar që e ka përdorur për qërim hesapesh, gjuajtje shtrigash në ministri. Fyerje dhe sharje të opozitës. Kjo ka qenë ministrja”, tha Arifi.
Ai theksoi se derisa politika e jashtme e Kosovës, udhëhiqet nga Albin Kurti e Donika Gërvalla, s’ka progres.
“As nuk ke njohje, as nuk ke progres. Ke regres me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ke regres me Bashkimin Evropian”, theksoi ai.