Arifi, Osmanit: Nuk mundesh të thirresh në Rugovizëm, e në praktikë të rreshtohesh si me qenë notere e VV-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit mori mesazh të prerë nga ambasadorët e QUINT-it rreth insistimit për hapjen e Urës së Ibrit.
“Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara …. u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusin aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”, ishte shprehur Hovenier pas takimit që kishte javën e kaluar me Kurtin.
Mirëpo, pavarësisht kësaj, institucionet e Kosovës kanë nisur procedura për testimin e fuqisë mbajtëse të urës së Ibrit, si hap para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve.
E, kjo çështje nxiti serbët e Kosovës që të protestojnë sot duke kundërshtuar hapjen e urës.
Kjo iniciativë e Qeverisë, për ish diplomatin, Avni Arifi thotë se ka të bëjë me zgjedhjet.
Ai në një prononcim për Periskopin ka thënë se hapja e urës do të krijonte avancim politik për VV-në, kështu sipas tij do të gënjenin se kinse ka shtrirje të sovranitetit në Veri.
“Ne jemi në fazen parazgjedhore. Ti e din. unë e di dhe cdokush e di se hapja e urës do të krijonte një avancim politik për Vetëvendosjen dhe do ta kompletonte tregimin e rrejshëm për shtrirje të sovranitetit në Veri”, ka thënë ai.
Ai totë se Kurti nuk po i përfill kërkesat e ndërkombëtarëve, pa të cilët pavarësia do të iste e pamundur.
“E kuptushme që për ne është e padrejtë të mbahet ura e mbyllur por Kosova duhet të kuptoj vendet aleate për rëndësinë që ata i japin kësaj cështjeje pa marrë parasysh se në konsiderojnë si e pa drejtë. Nuk po flasim këtu për ndërkombëtare dhe kërkesa ndërkombëtare por po flasim për mospërfillje ndaj vendeve aleate pa të cilat rrugëtimi për Kosovën drejt lirisë dhe pavarsisë ka qenë i pamundur”, deklaroi Arifi.
Ish kryenegociatori, Avni Arifi ka kërkuar që pas reaimeve të ashpra të ndërkombëtarëve, Presidentja Osmani të veprojë ashtu sic flet nëpër forume ndërkombëtare.
Sipas tij, Osmani duhet të përcaktohet nësë dëshiron të jetë në rresht me VV-në.
“Presidentja duhet të flas dhe duhet të veproj konform retorikes që përdorë në cdo forum vendor e ndërkombetarë. Nuk mundesh të thirresh në Rugovizëm, e të flasesh për afërsinë e Kosovës me vlera perëndimore kurse në praktikë të rreshtohesh prapa militantëve të VV-së si me qenë notere e tyre. Presidentja duhet të percaktohet”, u shpreh ai.
Një tubim prej disa qindra serbëve u zhvillua rreth një orë mëngjesin e së mërkurës në Mitrovicë të Veriut me thirrje ndaj QUINT dhe KFOR-it të mos lejojnë hapjen e Urës së Ibrit.
KFOR-i dhe QUINT-i e kanë kundërshtuar hapjen e urës tash për tash, ndërsa kanë kërkuar adresimin e saj në dialogun e Brukselit, për çka sërish Sveçla sot u shpreh që s’bëhet fjalë./Periskopi