Arifi: Kushdo nga partitë opozitare që bën koalicion me VV’në, për tre muaj, ose del nga Qeveria ose shkrihet ne Vetëvendosje

Arifi: Kushdo nga partitë opozitare që bën koalicion me VV’në, për tre muaj, ose del nga Qeveria ose shkrihet ne Vetëvendosje

Njohësi i zhvillimeve politike, Avni Arifi, duke folur në lidhje me situatën politike pas-zgjedhore ka bërë një parashikim.

Arifi ka thënë se ‘Kushdo që  do të bëj koalicion nga partitë opozitare me VV për tre muaj ose do të i duhet të dal nga Qeveria ose do të i duhet të shkrihet në VV’

Ai tutje thekson se ky subjekt politik dhe lideri i saj nuk e njohin partneritetin, koalicionin dhe bashkëpunimin.

“Jam i gatshëm të vëj bast me këdo dhe për çkado. Kushdo që të bëj koalicion nga partitë opozitare me VV për tre muaj ose do të i duhet të dal nga Qeveria ose do të i duhet të shkrihet në VV. Ky subjekt dhe lideri i saj nuk e njohin partneritetin as koalicionin e bashkëpunimin. Duan vetëm asi që e pranojnë poshtërimin dhe nënshtrimin” shkruan Arifi .

Postimi i plotë:

 

Shpërndaje në: