Arifi: ‘Hoshtaplera’ dhe ‘jurista me petlla’ të VV-së po kërkojnë rivotim të votimeve në diasporë

Ish-ambasadori në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka thënë se pas certifikimit duhet të krijohen edhe institutcionet.
Arifi ka ironizuar me slloganin e Lëvvizjes Vetëvendosje 500K, duke i quajtur “‘Hoshtaplera’ dhe ‘jurista me petlla’ të VV-së po kërkojnë rivotim të votimeve në diasporë”.
“Kështu është puna: Tipi votat nuk i ka me bo Qeverinë vet. Kjo puna me 500 K i doli me ma pak K-ja. Tash pas certifikimit duhet me u kriju institucionet. Si partia me e madhe fituese e ka te garantuar Kryetarin e Kuvendit por per Qeveri i ka vetem 15 dite me i maru diqysh 61 deputet. Me i maru smunet e me marre dikon tjeter ska ftyre me ju ofru as nje kafe e ata as pushtet me te spo duan. Tash cka me bo? Me zvarrite sa te mundet!!Njehere i “ra” sistemi i KQZ tani numrimi manual, tani do probleme qe nuk u zgjidhshin me ‘Hoshtaplerat’ e VV që shkojshin e kërcnojshin në KQZ e QNR. Tash do ’Hoshtaplera’ me demek ‘jurista me petlla’ po lypin rivotim te votimeve të diaspores por jo ne Ambasada e Konsullata se aty keta kane mbrri me i mbush sanakat”, ka shkruar ai, raporton Periskopi.
Arifi thënë se “Opozita e lodht veq po kqyre. Ideja qe te shkojme ne rivotim ne diaspore eshte shume e mire”.
“E meriton Kurti me ja bo opozita kete te mire. Natyrisht nuk bon me eliminu kandidatin Çekaj nga LDK i cili duket se ka shumë perkrahes dhe rivotimet duhet te behen edhe ne Ambasada e Konsullata. Qaq. Sbohet nami per nje muaj extra vonese. Edhe ashtu kerkush spo lodhet”, ka shkruar ai./Periskopi/
Postimi i plotë: