Arifi: Fjalët e ‘shehrit’ se Liburn Aliu është larguar nga LVV-ja, po dalin të vërteta
Opinionisti Avni Arifi, ka thënë se fjalët e ‘shehrit’ se ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu është larguar nga Lëvizja vetëvendosje, po dalin të vërteta.
“Madje flitej se Vetëvendosja ka dorëzuar shumë çështje në Prokurori, çështje inkriminuese, për shkak të paknaqësive, për shkak të largimit të tij. Unë personalisht nuk e kam besuar para tre muajve, por mospërfshirja e tij në listë duket se shkon në atë drejtim”, tha Arifi.