Arifi: E vetmja shpresë e LVV-së për t’a formuar Qeverinë është ‘trafikimi i deputetëve’

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 1 mijë e 631 fletëvotimeve të votimit me postë që ishin shpallur të pavlefshme. Por, certifikimi i rezultateve do të zhagitet edhe një kohë, pas ankesave që Lëvizja Vetëvendosje i ka paraqitur në PZAP.
Se ky proces po zvarritet nga Vetëvendosje mendon edhe njohësi i çështjeve politike, Avni Arifi, transmeton Periskopi.
Ai tha se nëse ky subjekt politik do t’i kishte mbi 55 deputetë të zgjedhur që tani do ta kishim qeverinë e re në detyrë.
“Natyrisht se LVV-ja po ben gjithçka për të zvarritur rezultatin. Po ti kshte VV-ja mbi 55 deputet të zgjedhur ne qysh tash do të kishim Qeverinë e re ne detyrë” tha Arifi.
Arifi tutje u shpreh se është e vështirë të parashikohet se si do të jetë koalicioni i ardhshëm qeverisës por se sipas tij ‘e vetmja shpresë e VV-së është trafikimi i deputeteve’
“Eshtë veshtirë të prognozohet koalicioni duke pas parasysh se e vetmja shprese e VV-së është trafikimi i deputeteve kurse partitë opozitare të pakten në ketë faze më shumë janë te fokusuara ne interesa partiake” tha Arifi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.