Ariana Grande ndërpret turneun për shkak të sëmundjes
Ylli i muzikës pop Ariana Grande është dashur të ndërpresë turneun ‘Sweetener’, në mënyrë që t’i përkushtohet shëndetit.
Ajo postoi në Instagram se ishte e sëmurë, dhe zbuloi për fansat se ka përjetuar dhimbje të mprehta qëkur performoi në Londër.
Këngëtarja e njohur tha se zëri i saj tingëllon mirë, por për shkak të sëmundjes ajo nuk mund të marrë frymë në skenë.
Ajo njoftoi sot se gjendja e saj po përkeqësohej dhe se do të duhet të anulojë performancën në Lexington, Kentucky.
Edhe pse ende nuk është e sigurt se çfarë i shkaktoi problemet e saj shëndetësore, Grande u ka premtuar fansave se do të njoftohen “sa më shpejt që të zbulojë se çfarë po ndodh me organizmin e saj”.